Njëri prej tre autorëve të vjedhjes së një banese në Durrës është arrestuar këtë të martë.
Në pranga ra Alfred Hoxha, ndërsa një 33-vjeçarja dhe vëllai i tij ranë në pranga në shtator.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 14.09.2024, në lidhje me vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish, në një banesë në lagjen nr.18, Durrës.
Për këtë rast, në shtator, janë arrestuar shtetasja E. K., 33 vjeçe dhe F. Hoxha, 42 vjeç, të dy banues në Durrës.
33-vjeçarja, e punësuar sanitare në këtë banesë, dyshohet se ka siguruar kopje të çelësit të derës dhe ua ka dhënë 42-vjeçarit dhe 36-vjeçarit (vëllezër), të cilët dyshohet se më pas kanë kryer vjedhjen. Gjithashtu, në shtator, shërbimet e Policisë kanë gjetur në banesën e 42-vjeçarit dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel