Përfundon pas mbi 2 orësh dëshmia e Metës në SPAK, Gjokutaj: U pyet për lobimin, u tregua bashkëpunues dhe sqarues

07/01/2025 13:20

Duke shfrytëzuar tunelin e nëndheshëm që lidh gjykatën me paraburgimin, ish presidenti Ilir Meta u soll në SPAK për tu marrë në pyetje, një proces që zgjati 2 orë e 30 minuta.

Si një i arrestuar prej tetorit 2024 dhe si një i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të rremë, Meta nuk u la vetëm nga avokati i tij që e kaloi pragun e akuzës para se aty të mbërrinte klienti i tij. Dhe kur SPAK hedh dyshime ndaj ish presidentit, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë për çështje si Cez Dia, blerjen e shtëpisë, shpenzimet për ndërhyrjet mjekësore  dhe influencimin për fibrat optike, Meta siç thotë avokati ka përsëritur se vazhdon të jetë një i rrëmbyer.  Ky koncept lidhet me kallëzimin e  ish-funksionarit për mënyrën se si u arrestua.

Meta përmes llogarisë së Facebook-ut shkroi kur u kthye në qeli se edhe ai kishte bërë pyetjet e tij drejtuar grupit të hetimit. Megjithatë e sigurt është se çfarëdo pikëpyetjesh të ketë ish presidenti, për të kjo e martë ishte dita e parë kur pyetej për herë të parë si një person nën hetim

Mbasi përfundoi pyetjen ai u përcoll nga forcat e sigurisë së burgjeve në dhomën numër pesë në paraburgimin 313, që gjendet fare pranë SPAK, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Gjokutaj: U drejtuan pyetje për çështjen e lobimit. Meta u tregua bashkëpunues dhe sqarues. Meta nuk zgjodhi heshtjen, por përballjen. Ai gjithashtu u kërkoi prokurorëve për çështjen e Mc Gonigal, për inceneratorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA