Duke shfrytëzuar tunelin e nëndheshëm që lidh gjykatën me paraburgimin, ish presidenti Ilir Meta u soll në SPAK për tu marrë në pyetje, një proces që zgjati 2 orë e 30 minuta.
Si një i arrestuar prej tetorit 2024 dhe si një i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të rremë, Meta nuk u la vetëm nga avokati i tij që e kaloi pragun e akuzës para se aty të mbërrinte klienti i tij. Dhe kur SPAK hedh dyshime ndaj ish presidentit, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë për çështje si Cez Dia, blerjen e shtëpisë, shpenzimet për ndërhyrjet mjekësore dhe influencimin për fibrat optike, Meta siç thotë avokati ka përsëritur se vazhdon të jetë një i rrëmbyer. Ky koncept lidhet me kallëzimin e ish-funksionarit për mënyrën se si u arrestua.
Meta përmes llogarisë së Facebook-ut shkroi kur u kthye në qeli se edhe ai kishte bërë pyetjet e tij drejtuar grupit të hetimit. Megjithatë e sigurt është se çfarëdo pikëpyetjesh të ketë ish presidenti, për të kjo e martë ishte dita e parë kur pyetej për herë të parë si një person nën hetim
Mbasi përfundoi pyetjen ai u përcoll nga forcat e sigurisë së burgjeve në dhomën numër pesë në paraburgimin 313, që gjendet fare pranë SPAK, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Gjokutaj: U drejtuan pyetje për çështjen e lobimit. Meta u tregua bashkëpunues dhe sqarues. Meta nuk zgjodhi heshtjen, por përballjen. Ai gjithashtu u kërkoi prokurorëve për çështjen e Mc Gonigal, për inceneratorët.
Top Channel