Një vit nga atentati me snajper i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur ndryshe me nofkën Buzderri, policia e Vlorës ende nuk e ka zbardhur ngjarjen.

Atentati mafioz i mirëorganizuar nga autorët ndodhi mbrëmjen e 7 janarit 2024. Nga sedilja e pasme e një automjeti, autorët qëlluan në katin e tretë të një pallati ku jetonte Gëzim Sinomati.

Gezim Sinomati sapo kishte dalë në ballkon për të pirë cigare kur një plumb i mori jetën. Policia dyshonte në atë kohe edhe për ngatërrim shenjestre, me xhaxhanë e tij, Benardin, por ende hetimet vijojnë edhe sot e kësaj dite.

Ish drejtori i Policisë së Vlorës Ermal Muça gjatë kohës që drejtonte Policinë në Vlorë në prezencë edhe të ish- ministrit të brendshëm Taulant Balla tha se ngjarja do të zbardhet shumë shpejt, por sot ngjarja është ende pa autor.

Ngjarja e cila tronditi qytetin e Vlorës vitin e kaluar ndodhi në afërsi të Poliklinikës së qytetit. Policia bëri me dije gjatë asaj kohe se një automjet tip BMV qëndroi afro 30 minuta përballë shtëpisë së Gëzim Sinomatit dhe në një moment kur energjia u shkëput rreth 10 minuta, ndaj Gezimit u qëllua me një plumb duke e lenë të vdekur në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA