Një tjetër rast i mashtrimit të shtetasve të huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive është goditur nga policia e Tiranës.
Në pranga ranë, Olisjo Planaj, 22 vjeç, pronari i një subjekti call center si dhe administratori, Erdi Muça, 25 vjeç.
Në gjendje të lirë do hetohen J.B, 36 vjeçe, S.Gj, 27 vjeçe, dhe Xh.M, 30 vjeçe, të punësuar si operatore në këtë subjekt.
Policia njofton se Erdi Muça 25 vjeç, administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin Olisjo Planaj, në rrugën e Dibrës. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetaset e lartpërmendura, të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking” faqe kjo ku gjendeshin fondet që ishin rekuperuar. .
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel