
23/02 21:31
Një 38-vjeçar italian, Marco Magagna, u vra me thikë nga bashkëshortja e tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se para ngjarjes çifti kanë pasur një konflikt të ashpër fizik, dhe sipas dëshmisë së autores së krimit, i shoqi e ka dhunuar atë dhe ajo është mbrojtur duke e sulmuar me thikë.
Pas aktit ajo ka telefonuar urgjencën, por 38-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.
“Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta”, ka deklaruar ajo.
Top Channel