Meta do të pyetet nesër nga SPAK, paraqitet në cilësinë e personit nën hetim
06/01/2025 14:28
SPAK do të pyesë nesër në orën 10:00 ish-presidentin Ilir Meta.
Meta do të pyetet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ish-presidenti u arrestua në 21 tetor të 2024 dhe ndodhte në qeli nën masën e sigurimit personal “arrest në burg”. Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua në 21 tetor 2023 me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj Metës, SPAK-u ka kryer një hetim pasuror dhe dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash.
Top Channel