Jep dorëheqjen kryeministri kanadez, Justin Trudeau

06/01/2025 17:07

Trudeau thotë se ai synon të japë dorëheqjen si lider partie dhe si kryeministër pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ardhshëm.

Ai thotë se vendimin ia ka thënë familjes së tij gjatë darkës mbrëmë.

“Unë synoj të jap dorëheqjen si lider partie, si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ri,” u tha 53-vjeçari gazetarëve në një konferencë shtypi në Otava të hënën.

Trudeau do të mbetet kryeministër në detyrën e kujdestarit derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA