Humb jetën minatori në Bulqizë, pësoi infarkt teksa po shkonte në vendin e punës

06/01/2025 09:57

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën një minator në një nga galeritë private në zonën 41.

Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se minatori rreth 60 vjeç ka pësuar infarkt teksa po shkonte në vendin e punës.

Minatori fillimisht është pikasur nga kolegët e tij të cilët janë munduar t’i japin ndihmën e parë por pa sukses.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA