Në një ditë të qetë, me qiell të hapur e diell siç edhe ishte parashikuar nga Instituti vendas i Metereologjisë, qipriotët festuan Epifaninë, ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar që kremtohet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë.
Pas ceremonisë në Kishë, besimtarët hidhen në ujë, me qëllim kapjen e kryqit. Për ata që guxojnë mjaftueshëm megjithatë, metereologët qipriotë kishin këshilluar kujdes, mes parashikimeve për një det pak të rrëmbyeshëm, sidomos në zonat lindore.
Liturgjia Hyjnore nisinë orën 08:00 dhe përfundoi dy orë e gjysmë më vonë, e ndjekur nga bekimi tradicional i ujërave në gjirin e Shën Thyrsos.
Spanjollët e kremtojnë këtë festë me paradën tradicionale të tre mbretërve. Melkiori, Gaspard dhe Baltazari kishin sjellë dhurata për fëmijët, duke e bërë “magjike” mbrëmjen e shkuar në qendër të Madridit.
Platforma te zbukuruara leviznin krah tyre se bashku me akrobate e kafshe cirku. Epifania, festa e trete me e madhe e kalendarit te krishtere pas Kershendellave dhe Pashkeve, shenon mberritjen e tre mbreterve te mençur tek Krishti i porsalindur, te cilit i ofrojnë dhurata te ndryshme. Në Meksikë, Epifania u festua me një ëmbëlsirë gjigante prej 400 metrash në nder të tre mbretërve, e cila sipas organizatorëve përfaqësonte “familjen, unitetin dhe shpresën”.
“Kemi ndenjur gati 1 netë pa gjumë për ta bërë këtë ëmbëlsirë. Për mua do të thotë, gjyshi im ishte gjenerata e dytë e bukëpjekësve këtu dhe ai ma ka mësuar punën. Prandaj për mua kjo lidhet me familjen dhe bashkimin“-shprehet pasticieri Irvin Carrillo.
Buka e ëmbël e Tre Mbretërve, e njohur gjithashtu si Rosca de Reyes, është e lidhur ngushtë me traditat e Epifanisë.
Brumi i butë i saj, i mbledhur në formë kurore, mbushet me kanellë, arra, fruta të thata dhe lëvore agrumesh, duke përcjellë aromën dhe shijen klasike të festave.
Top Channel