Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK, merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm
06/01/2025 15:57
Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur mesditën e sotme në prokurorinë e Spak ku është pyetur nga prokurorët e posaçëm.
E hëna duket të ketë qenë një ditë e ngarkuar për këtë prokurori ku prej mëngjesit aty kanë shkuar ish kryeministri Berisha, deputetja Monika Kryemadhi dhe e ëma e saj.
Top Channel ka siguruar një video të biznesmenit Sula duke lënë ambientet e Spak rreth mesditës së sotme.
Spak ende nuk ka bërë te ditur zyrtarisht se për çfarë është thirrur biznesmeni por burimet bëjnë të ditur se ai ka dhënë shpjegime lidhur me hetimin pasuror që po kryhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Top Channel