Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është përfshirë në një debat me kreun e “Nisma Thurje, Endri Shabanin në “Top Story”.
Shkak u bë një deklaratë e Shabanit, i cila tha se Berisha po bën shantazh ndaj SPAK. Si rrjedhojë Gjokutaj iu drejtua Shabait duke i thënë të mos deformojë faktin.
Pjesë nga debati:
Shabani: Berisha meqë i ka informacionet, shantazh bën? Ai thotë ‘po nuk ma hoqët masën ‘detyrim paraqitje’, do ju nxjerr gjëra të tjera’?
Gjokutaj: As nuk e përmendi fare.
Shabani: Nuk bëhet ky shantazhim, ai ka detyrim publik, ligjor që t’i bëjë publike. Ka frikë se shkon në burg Berisha?
Gjokutaj: Endri mos deformo faktin! Endri bëj punën tënde, jo të tjerëve!
Shabani: Unë nuk mendoj se është luftë kundër korrupsionit.
Gjokutaj: Pak denoncime ka bërë opozita?
Top Channel