Dritat e magjishme polare Aurora Borealis shoqëruan ditët e para të 2025-sës.

Qielli mbi Alaskë u ndriçua në fillim të vitit në të gjelbër e të kuqërremtë, në një sepktakësh mahnitës të atyre që u përshkruan si “fishekzjarre të natyrës”.

Dritat polare krijohen kur grimcat diellore të ngarkuara me energji prekin atmosferën e Tokës. Këto grimca tërhiqen nga fusha magnetike e atmosferës në Tokë dhe nga kontakti me molekulat e gazit ato ndizen duke krijuar ndriçuar.

Këto drita shfaqen kryesisht në zonën e rrethit magnetik të poleve, në të ashtuquajturën unaza Aurora. Vendet ku ato mund të shihen më së shumti janë Norvegjia, Islanda, Suedia, Finlanda dhe Alaska. Por edhe në Angli e në Cumbria mund të shihet Aurora Borealis. Në Gjermani gjithashtu mund të shfaqen ndonjëherë drita polare, por kjo ndodh shumë rrallë.

Ngjyrat e dritave polare varen nga lloji i gazrave në atmosferë që ato takojnë. Jeshila është ngjyra më e përhapur që krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë mbi 100km. Ndërsa drita e kuqe krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë 300km.

E kaltra dhe ngjyra vjollcë krijohen prej molekulave të hidrogjenit. Këtë radhë, edhe në Siberi viti i ri u prit me drita shumëngjyrëshe polare. Ky imazh është fiksuar mbi hapësirën e qytetit Krasnojarsk.  Shfaqja e dritave polare ka krijuar shumë mite në kulturën nordike.

Ndërsa vikingët i festonin ato duke i konsideruar si një shenjë të hyjnive, popuj të tjerë nordikë frikësoheshin prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA