“Punonte në Ulqin në ndërtim”, xhaxhai i viktimës: Policia nuk na la të shikonim trupin e djalit, vëllanë e ka në Belgjikë

05/01/2025 13:32

Xhaxhai i 33-vjeçarit që u vra me armë zjarri, Naim Mataj tha se policia nuk i la të shikonin trupin e pajetë të djalit.

Ai u shpreh se nuk kishin asnjë konflikt me askënd dhe se nuk e di përse ka ndodhur vrasja.

I moshuari tha se Ramazani ishte një prej tre fëmijëve të familjes, ndërsa vëllai i viktimës ndodhet në Belgjikë.

Xhaxhi i viktimës: Nuk na ka shpreh asnjë shqetësim, ka punuar në Ulqin në ndërtim. I ati tha kam komuniku në 8:30 dhe më pas jo. Nuk kemi dëgjuar krisma, po këtu njerëzit i kanë dëgjuar. Nuk kemi probleme me askënd. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shikonim kufomën.

Nuk kemi pas probleme, e kishim rujt fëmijën po të kishim probleme. Janë dy djem dhe një vajzë. Është rrit me kushte të këqija. Nuk ka qenë i martum, vëllai tjetër në Belgjikë, e lajmërova për me ardh, nëse vjen.

Ramzan Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet nga kalimtarët e rastit, banorë të fshatit Dragoç.

Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit,  e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, sipas njoftimit të policisë.

Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së 33-vjeçarit dhe identiteti i autorit apo autorëve, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Babai i viktimës, i pyetur paraprakisht nga policia ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion se pse ka ndodhur ngjarja.

Ai ka thënë se djali nuk kishte probleme dhe as shqetësime. Komunikimin e fundit me të e ka patur mbrëmjen e kaluar dhe djali nuk i ka rrëfyer asnjë shqetësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA