Një aksident me vdekje ndodhi në Cërrik këtë të diel.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA