Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, arrestohet shoferi i furgonit! Dyshohet se parakalimi i gabuar shkaktoi aksidentin tragjik
04/01/2025 10:15
Shoferi i furgonit, që një ditë më parë përplasi për vdekje drejtuesin e një motori pranë mbikalimit Ishull – Lezhë, u vu në pranga
Mark Macaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi nga hetimet paraprake, dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motorçikletën, ç’ka i solli vdekjen 56-vjeçarit Pavlin Ndoj. Ai humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për aksidentin tragjik.
Top Channel