Në prag të largimit nga detyra Presidenti Joe Biden ndau Medaljet Presidenciale të Lirisë, nderimin më të lartë civil të vendit, për një grup të larmishëm personalitetesh, duke theksuar gamën e gjerë të kontributeve që po vlerësohen, duke përfshirë politikën, kulturën, sportin, filantropinë dhe artet.
Nga trashëgimia politike e Hillary Clinton, te ndikimi i Ralph Lauren në dizajn, ndikimi global i Lionel Messi-t në futboll, përpjekjet humanitare të Bono-s dhe kontributet filantropike të George Soros, kjo përzgjedhje pasqyron një përkushtim për të nderuar përkryerjen dhe ndikimin e rëndësishëm shoqëror, raporton CNN.
Medalja u jepet personave “që kanë dhënë kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen botërore, ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private,” sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.
Vetë Biden është një marrës i medaljes, pasi iu dha nga Presidenti i atëhershëm, Barack Obama, në ditët e fundit të administratës së tij.
“Presidenti Biden beson se liderët e mëdhenj mbajnë besimin, u japin të gjithëve një mundësi të drejtë dhe vendosin mirësinë mbi gjithçka tjetër,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. “Këta nëntëmbëdhjetë individë janë liderë të mëdhenj që e kanë bërë Amerikën një vend më të mirë. Ata janë liderë të mëdhenj sepse janë njerëz të mirë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin dhe botën.”
Lista e plotë
Jose Andres, Bono, Ashton Baldwin Carter, Hilary Rodham Clinton, Michael J.Fox, Tim Gill, Jane Goodall, Fannie Lou Hamer, Earvin “Magic” Jhonson, Robert Francis Kennedy, Ralph Lauren, Lionel Messi, William Sanford Nye, George W. Romney, David M. Rubenstein, George Soros, George Stevens, Jr., Denzel Washington, Anna Wintour
Top Channel