Një zjarr masiv ka përfshirë dy banesa në Pogradec mbrëmjen e sotme.

Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ka rënë në çatinë e përbashkët të banesave, në lagjen 4.

Zjarrfikësja është në vendngjarje së bashku me policinë, ku kanë bërë evakuimin e banorëve dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje momentalisht ndodhen 2 zjarrfikëse, ndërsa pritet dhe një e tretë për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.

Sakaq, po punohet për fikjen e zjarrit e zbardhjen e shkaqeve, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA