Kthimi në Itali pas festave/ Në Portin e Durrësit janë shtuar lëvizja e trageteve, shkak numri i lartë i lëvizjeve

04/01/2025 15:11

Pas festave të fundvitit, anëtarët e diasporës shqiptare kanë nisur të largohen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Këtë të shtunë në portin detar të Durrësit kanë rinisur lundrimet e dyfishta të trageteve për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve. Nëpërmjet kësaj pike të kalimit kufitar, sot po udhëtojnë me tragete drejt Barit dhe Ankonës rreth 3600 persona dhe 920 automjete.

Sipas të dhënave portuale, nga data 2 janar deri më sot, nga porti i Durrësit janë larguar rreth 8700 persona dhe 3000 automjete.

Fluksi në dalje pritet të vazhdojë deri më 15 janar, pas së cilës lëvizjet në portin më të madh të vendit do t’i kthehen normalitetit, duke pritur një tjetër fluks gjatë sezonit veror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA