Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, niset me helikopter nga spitali i Tiranës drejt Athinës

03/01/2025 14:39

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor është shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë.

Sipas raportimit të mediave greke ai është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.  Raportohet se ai do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor fluturues të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në reformacionin e spitalit “Evangelismos”.

Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa sipas raportimeve ai ka pësuar hemorragji në stomak.

Bëhet e ditur se kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë ku u raportua se ishte prekur nga një virozë e stinës. Në atë kohë, në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në Facebook thuhej: “Më i bekuari Kryepeshkop i Shqipërisë, z. Anastasi është shtruar në një spital në Tiranë, pas shfaqjes së virozës sezonale. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme”.

Kujtojmë se në nëntor 2020, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shtrua sërish në ICU të spitalit “Evangelismos” me koronavirus. Fortlumturia e tij Z. Anastas i shërben Kishës Ortodokse të Shqipërisë që nga viti 1991.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA