Aksident në Greqi, makina bëhet copash! Humbin jetën dy adoleshentë, në gjendje të rëndë 17-vjeçari shqiptar, apel nga familjarët për t’i dhuruar gjak

03/01/2025 08:53

Dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi, ndërkohë një 17-vjeçar shqiptar po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano. Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjecari shqiptar Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos.

Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjeçarit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA