Foto Ilustruese

Pas publikimit të një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, policia bën me dije se ai është pezulluar.

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA