Një 15-vjecar shqiptar i komunitetit rom, është plagosur rëndë me armë në Aspropyrgo të Greqisë. Ai ishte lënë në rrugë dhe fatmirësisht është pikasur nga drejtuesi i një automjeti, i cili më pas e ka transportuar në spital.

Dyshohet se autori e ka goditur 15-vjecarin brenda banesës në Nea Zoi të Aspropyrgos e më pas e ka tërhequr duke e hedhur në rrugë. Gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë për shkak të plagës me armë zjarri. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Thriasios.

Policia greke po has kohët e fundit një problematikë të theksuar pas forcimit të grupeve shqiptare rome në veprimtaritë e paligjshme, kryesisht ato të drogës. Gjatë konflikteve muajt e fundit ka mbetur i vdekur një 5-vjecar rom si dhe janë plagosur më pas dy femra. Për një nga ngjarjet janë shpallur në kërkim disa shqiptarë romë nga Fieri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA