Presidenti Joe Biden tha të enjten se nuk ka “asnjë informacion që dikush tjetër ishte i përfshirë” në sulmin terrorist në New Orleans dhe as prova për ndonjë lidhje të tij me shpërthimin e kamionit në Las Vegas.
“FBI më informoi se deri tani nuk kemi asnjë informacion që dikush tjetër ishte i përfshirë në sulm,” tha Biden para një audience në Shtëpinë e Bardhë. “Ata kanë përcaktuar që sulmuesi është i njëjti person që vendosi eksplozivët në ato frigoriferë në dy vende pranë në French Quarter, vetëm disa orë para se të hynte me automjetin e tij në turmë. Ata vlerësuan se ai kishte një shpërthyes në distancë në automjetin e tij për të aktivizuar ato dy frigoriferë.”
Hetuesit “po hetojnë në mënyrë aktive çdo kontakt apo lidhje të mundshme, qoftë të brendshme apo të jashtme, që mund të jenë të rëndësishme për sulmin,” shtoi ai.
Top Channel