Troket 2025! Viti i Ri pritet me spektakël fishekzjarrësh në çdo qytet në vendin tonë.
Kjo natë magjike, në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndezën qiellin ndërsa një pjesë e qytetarëve lanë shtëpitë dhe u drejtuan në Sheshin “Skënderbej” për ta parë më nga afër ‘koncertin e ngjyrave’.
Të gjithë ata që preferuan t’i kalonim orët e para të 2025-ës në shesh, shijuan edhe koncertin me emrat më të mirë të muzikës.
Në Durrës, reflektimi i fishekzjarrëve shumëngjyrësh dhuroi pamje mahnitëse për qytetarët e pranishëm.
Në të njëjtën mënyrë u prit 2025 edhe në Shkodër, Elbasani, Fier, Vlorë, Korçë e qytetet e tjera, teksa qytetarët trokasin gotat me urimin për një vit të mbarë.
Urimeve sot i bashkohet edhe Top Channel…
Viti 2025 ardhtë i begatë për të gjithë shqiptarët!
Top Channel