Hetimet rreth ngjarjes në New Orleans/ FBI-ja dyshon për akt terrorist, autori gjendet i vdekur

01/01/2025 15:32

FBI-ja ka lëshuar një deklaratë ku thotë se personi që futi makinën në një turmë njerëzish është gjendur i vdekur dhe sulmi tashmë po hetohet si një “akt terrorizmi”, duke hedhur poshtë deklaratën që vetë FBI-ja bëri pak më parë.

“Këtë mëngjes, një individ u fut me makinë në një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në New Orleans, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë”, thuhet në njoftim. Deklarata shton se personi më pas gjet pa shenja jete, me shkakun e vdekjes që vazhdon të jetë i paqartë, thotë BBC.

“FBI është agjencia kryesore hetimore dhe ne po punojmë me partnerët tanë për ta hetuar këtë si një akt terrorizmi”, thuhej në deklaratë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta