Detajet e rënda/ Dy fëmijë në mesin e të vdekurve në masakrën e Cetinjes, humbën jetën edhe pronari i lokalit e familjarë të autorit

01/01/2025 21:44

Dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve të masakrës në Cetinje të Malit të Zi.

Policia është në kërkim të Aco Martinoviçit nga Cetinja, autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili vijon të jetë në arrati.

Katër persona të cilët besohet se janë plagosur nga i dyshuari Martinoviç ndodhen në Qendrën Klinike.

Martinoviç ka nisur të qëllojë në tavernën e lokalit “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.

Media vendase “Vijesti” shkruan se në atë lokal ka pasur një përleshje pas së cilës i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Autori i dyshuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviç, ka njoftuar se në tragjedi ka humbur jetën edhe pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sharanoviç tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuari kryesor.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA