Prezantoheshin si punonjës shteti dhe merrnin mijëra euro ryshfet për banesat sociale në Spitallë! SPAK çon për gjykim 8 persona

31/12/2024 10:40

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tetë të akuzuarit për një skemë korrupsioni me banesat sociale në zonën e Spitallës në Durrës.

Tetë të akuzuarit sipas SPAk, përmes ndikimit të paligjshëm dhe premtimeve për përfitime banesash sociale, thotë SPAK, kishin ngritur një skemë të mirëorganizuar korrupsioni.

Sipas SPAK, rezulton e provuar se Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, të cilët kishin dhe mundësi vendimmarrjeje në dhënien e banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës, personave të interesuar, kundrejt shumave monetare, që sipas tyre do shërbenin për bllokimin e banesës përmes dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

Personat e interesuar për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare do vijonin t’iu dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre, personave të interesuar do tu dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh.

Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte.

Ndërkohë, tre persona të tjerë, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj, akuzohen për dhënie ryshfeti për të përfituar banesa sociale.

Denoncimi është bërë nga Fiks Fare. Një bashkëpunëtor i emisionit investigative dokumentoi me prova skemën, ku një prej të pandehurve i premtoi përfitimin e një banese sociale kundrejt shumës prej 15,000 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA