Dosjet e legalizimit! 15 mijë persona përfitojnë kompensimin duke nisur nga sot

31/12/2024 12:05

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në ditën e fundit të 2024 kartolinë e urimit ia dërgoi atyre të cilët për vite me radhë presin të kompensohen nga procesi legalizimit.

“Sot, starton ky proces i cili do të finalizohet deri të enjten dhe secili nga 15 mijë individët do të ketë masën e kompensimit në vlerë sipas asaj që është përllogaritur nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në këto 5200 dosje që përfitojnë këtë masë kompensimi është ndjekur në rend kronologjik nga viti 2010-2024. Jo të gjithë subjektet ndër vite që kanë aplikuar dhe kanë marrë masën 70% përfitojnë nga ky kompensim, se një pjesë e dosjeve vërtetë kanë marrë 70%, por kanë pasur mangësi në dokumentacion, mos depozitimi në kohë i dëshmive të trashëgimisë. Pjesa tjetër me rifreskimin e dokumentacionit, dhe ata do të jenë përfitues të kësaj mase kompensimi. Pasqyrë të shkurtër të punës dhe veprimtarisë. Ish-pronarë që kompensohen në vlerë dhe sipërfaqe prone, për shkak se prona është zënë nga ndërtime publike dhe ish pronarë që prona e tyre është zënë për shkak të ndërtimeve informale”, tha Manja.

Atyre të cilëve nuk përfitojnë nga ky kompensim i radhës ministri Manja u kërkoi të rifrestojnë dokumentacionin përfshi llogaritë bankare për tu përfshirë në kompesim vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA