02/01 13:10
Në përfundim të konferencës për shtyp, kreu i demokratëve, Sali Berisha është pyetur lidhur me një video që ka qarkulluar në fundjavë ku deputetët e PD-së kërcenin me këngën për liderin e opozitës në sfond.
Berisha tha se edhe deputetët kanë të drejtën e tyre për të kërcyer, por kur u pyet se cili kërcente me bukur, tha se më bukur ishte kërcyer një tjetër këngë.
Doktor e patë vallen e deputetëve? Kush e kërcente më mire?
Ajo që pashë unë mire, se ajo tjetra nuk ishte e fundit, e fundit ishte e pëllumbeshës.
Deputetët iu pëlqenin që kërcenin këngën tuaj?
Deputetët kanë të drejtë edhe ata të kërcejnë.
Duhet ta kishit hedhur në Facebook, ta ndiqnit sipas dëshirës…
Problemi është që unë e mora nga ju.
Top Channel