“Rasti i Veliajt është shumë specifik”, Rama për hetimet e SPAK: Po e ndjekim me vëmendje, deri tani nuk ka akuzë konkrete

30/12/2024 14:10

Kryeministri Rama tha se hetimi i çështjes së kryebashkiakut Veliaj është shumë specifik, teksa u pyet në konferencën për shtyp nëse do të shkarkohet nga posti që ka në varësi të hetimeve të SPAK.

Ai tha se deri tani nuk ka akuzë, por është duke e ndjekur me shumë vëmendje.

Nëse do të ketë masë do të kërkoni shkarkimin e Veliajt, do t’i hiqet drejtimi nga kryebashkiak i Tiranës. Kush është Nesti angoni? Spak doli me një deklaratë.

“Mos më shtyni në ngasje ta komentoj këtë rast, nuk komentoj se më nxit të qeshurën me atë që të të them se kush mund të jetë ky Nesti, nuk komentoj të lutem, mos më shtyj se besoj që ky rast është shumë specifik për shumë arsye por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani nuk kam parë asnjë akuzë konkrete, s’dua të bëj asnjë koment dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment, ju jeni të uritur, por ne pa uri dhe me vëmendje por e ndjekim me shumë kujdes”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA