Ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare/ Liderët e botës nderojnë ish-presidentin e SHBA-së, Jimmy Carter

30/12/2024 09:28

Ish-presidenti më jetëgjatë i SHBA-së, Jimmy Carter ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare.

Liderët e botës menjëherë kanë reaguar për këtë lajm, duke e quajtur atë si presidenti i motivuar nga besimi dhe vlerat e tij të forta dhe si një avokat të të drejtave të njeriut.

Në një postim në X, kancelari gjerman Olaf Scholz shkruan: “Bota ka humbur një ndërmjetës të madh për paqen në Lindjen e Mesme dhe për të drejtat e njeriut”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer thotë se Carter ishte “i motivuar nga besimi dhe vlerat e tij të forta” dhe se ai “ripërcaktoi post-presidencën me një përkushtim të jashtëzakonshëm për drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë vendit”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se udhëheqja e Carter “kontribuoi ndjeshëm në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” – dhe angazhimi i tij për paqen vazhdoi pasi ai la detyrën.

Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkruan atë si një “avokat të palëkundur për të drejtat e më të cenuarve”, duke shtuar se ai “ka luftuar pa u lodhur për paqen”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Carter është “një lider që shërbeu gjatë një kohe kur Ukraina nuk ishte ende e pavarur, por zemra e tij qëndroi fort me ne në luftën tonë të vazhdueshme për liri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA