Marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 300 robër lufte

30/12/2024 16:39

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra robër lufte, lajm që u transmetua nga ministria ruse e mbrojtjes.

Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa Rusia tha se kishte shkëmbyer 150 ushtarë ukrainas të mbajtur robër me një numër të barabartë trupash ruse.

Trupat ruse të liruara ishin në Bjellorusi, një aleat i Rusisë. Atyre po iu jepej ndihma mjekësore dhe mundësia për të kontaktuar familjet e tyre. Ukraina nuk ka komentuar ende.

Para shkëmbimit të fundit, ka pasur vetëm 10 shkëmbime të burgosurish midis vendeve këtë vit.

Ukraina nuk publikon numrat e të burgosurve të luftës që mbahen nga Rusia, por totali mendohet të jetë mbi 8,000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA