Që pas rrëzimit të avionit të Jeju Air, në Aeroportin Ndërkombëtar të Muan, qindra anëtarë të familjeve të viktimave kanë “pushtuar” aeroportin.
Familjet e viktimave janë duke pritur për trupat e të dashurve të tyre dhe kanë shprehur zhgënjimin për mungesën e përditësimeve në kohë nga Jeju Air dhe zyrtarët e qeverisë.
Të 175 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit u vranë në përplasje, dy personel të fluturimit mbijetuan dhe mbeten në spital.
Një periudhë prej shtatë ditësh zie është shpallur nga presidenti në detyrë i vendit Choi Sang-mok, pasi janë vendosur lule në vendngjarje.
Hetuesit po shikojnë regjistrimet e kutisë së zezë të avionit, por dekodimi i tyre mund të vonohet për shkak të dëmtimit, ndërsa kërkimet për shkakun e rrëzimit vazhdojnë.
Përveç kësaj, një “inspektim gjithëpërfshirës” i të gjithë avionëve Boeing 737-800 është duke u zhvilluar dhe një ekip nga SHBA do t’i bashkohet autoritetit të aviacionit të Koresë së Jugut në hetimin e tij.
Top Channel