A mjaftojnë 38 ditë për të ndryshuar jetën? Për personazhet e komedisë së Giuseppe Della Misericordia, kjo është e mundur.
Vepra që pati premierën në Teatrin Zonja e Bujtinës, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar, me regji të Naun Shundit ka në qendër dy personazhe diametralisht të kundërt, bankierin Fabio dhe Lizën, një grua të këndshme por të rrëmujshme.
Gjithçka nis kur Fabio bën një gabim në llogarinë bankare të Lizës. Publiku ndjek intrigat që krijohen mes dy protagonistëve që vijnë nën interpretimin e Naun e Raimonda Shundi.
Historia mes tyre merr një rrjedhë tërësisht ndryshe në fund, kur kuptojnë se janë bërë për njëri-tjetrin.
Pas shfaqjes së fundit për këtë vit, Shundi uron kolegët e tij dhe studentët e arteve, të jenë sa më gjatë në skenën e teatrit e të dhurojnë emocione për artdashësit.
Naun Shundi-Uroj që të gjithë artistët të vazhdojnë ta duan këtë profesion të mrekullueshëm, çdo aktor do t’i uroja të dilte sa më shpesh në skenë, spektatori që kemi e meriton t’i kënaqim, t’i themi gjëra të mençura, të bukura. Uroj dhe studentët e Arteve, duke i përgëzuar për rrugën që kanë zgjedhur. Pa ata teatri do të vdiste, do të shkrihej.
Top Channel