Një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” ku 34-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte.

Në pranga ka rënë M.P, 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, dhe më pas e ka hedhur në një lumë në Laknas. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA