Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy 18-vjeçarë
29/12/2024 09:45
Dy 18-vjeçarë kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi tre muaj më parë kanë djegur qllimisht dy automjete.
Në pranga ranë Ertin Hoxha, 18 vjeç dhe Albjon Golemi, 18 vjeç, të dy banues në Durrës.
Po ashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Eridjon Rubener, 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel