Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit surpizojnë ikonën e muzikës shqiptare në New York, Parashqevi Simaku ia merr këngës dhe valles

28/12/2024 09:51

Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi surprizuan ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku në New York.

Ka qenë Elton Ilirijani ai që ka konfirmuar lajmin, teksa ka ndarë disa pamje nga takimi në rrjetin e tij social Instagram.

“Kjo është shtëpia e Eltonit që ma ka lënë vetëm që t’ju pres si nder. Ishte surprizë, mua nuk më tha. Jam shumë e prekur. U shokova që ne gratë shqiptare kemi përparuar kaq shumë, edhe kur pashë Elvirën i thashë ‘a je shqiptare ti?’ se mu duk si amerikane.”, u tha Parashqevia zonjave të ftuara.

Më tej ajo ia ka marrë këngës dhe valles, në ritmet e këngëve popullore jugore shqiptare teksa shfaqet e buzëqeshur.

Po ashtu nuk mungoi kënga ikonike “Fustanin qe ta solla mbrëmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA