Punimet e tij janë të shumta, dhe me qindra, që ironizojnë dhe tregojnë realitetin si në vendin tonë ashtu dhe në botë.
Benin, e takuam në studion e tij duke punuar në format të madh në kanavavc karikaturat më të mira me qëllim hapjen e një ekspozite të përhershme të këtij arti në qytetin e Vlorës, si dhe të një katalogu me punët më të zgjedhura.
Arben Meksi është arkitekt i dëgjuar në qytetin e Vlorës me një karrierë gati 40 vjeçare, është projektues i shumë objekteve, pedagog në Universitetin e Tiranës dhe Vlorës në lëndën e projektimit arkitektonik.
Po kështu ai është një nga karikaturistët më të mirë të vendit tonë, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare në Turqi, Kanada, Qipro, Kroaci, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë si dhe në Bienalen e Karikaturës Botërore në Shqipëri.
Top Channel