Bënte porosi online dhe kërcënonte korrierët me thikë për t’i vjedhur produktet, pranga 32-vjeçarit në Tiranë

28/12/2024 14:48

Një 32-vjeçar në Tiranë porosiste produktet (aparate celular) në adresën e banesës së tij dhe kur korrierët mbërrinin për të dorëzuar pakon, i kërcënonte me thikë, duke u marrë celularin pa paguar.

Si pasojë, ai ka përfunduar në prangat e policisë dhe si provë materiale u sekuestrua një aparat celular, i vjedhur me datë 27.12.2024 dhe një shumë parash.

Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.4, operacioni policor “Porositësi”.

Bënte porosi online dhe sapo konstatonte mbërritjen e korrierëve, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i vidhte porosine pa e paguar atë, vihet në pranga 32-vjeçari.

32-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve thyente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën vepër penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve me dhunë të kryera nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në të dhënat e marra se një shtetas thyente masën e sigurisë dhe kryente vjedhje nën kërcenimin e një mjeti prerës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Porositësi”.

Si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas porosiste produktet(aparate celular) në adresën e banesës së tij dhe kur korrierët mbërrinin për të dorëzuar pakon, i kërcënonte me thikë, duke u marrë celularin pa paguar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në datat 15,21, dhe 27.12.2024, ka kryer të njëjtën veprimtari të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i vjedhur me datë 27.12.2024 dhe një shumë parash.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA