Ditët e fundit të këtij viti, pika e kalimit kufitar në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeje.

Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë shtetas:

Konkretisht në hyrje kanë përpunuar të dhënat e tyre 9573 shtetas me 3719 automjete,

Ndërsa në dalje kanë përpunuar të dhënat 15495  shtetas me 4787 automjete.

Ndërkohë janë shmangur radhët në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar me procedurë të përshpejtuar.

Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit të Morinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA