Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 28 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 28-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në Dibër një aksident me vdekje ka ndodhur. Një këmbësor është përplasur për vdekje.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në fshatin Urakë në Mat, si pasojë e të cilit u aksidentua me pasojë vdekjen një këmbësor, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin e drejtuesit të automjetit shtetasi G.Gj., 40 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftojnë blutë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorive në qytetet përkatëse, për veprime të mëtejshme.
Top Channel