“Kallëzimi u bë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A”, SPAK njoftim zyrtar për Veliajn: Ja për çfarë dyshohet

27/12/2024 19:08

Ka reaguar për herë të parë SPAK pas marrjes në pyetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes zyrës së shtypit prokuroria e posaçme ka treguar se ka nisur hetimet dhe regjistruar procedim penal për katër vepra penale që janë edhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë.

Përshkrimi i veprimeve hetimore nga ana e SPAK vjen pak orë mbasi kryebashkiaku në mbledhjen e Këshillit bashkiak tha se ishte denoncuar nga një qytetar anonim i quajtur Nesti Angoni, i cili shtoi se Veliaj është një personazh që nuk ekziston.

SPAK shpjegon se informacioni për referimin e veprave penale ka marrë shkas nga kallëzimi i këtij shtetasi të vet-identifikuar, por hetuesit e BKH pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, kanë referuar të dhënat mbi bazën e të cilave është regjistruar procedimi penal i mësipërm.

Kjo gjë siç shpjegon SPAK zyrtarisht ka ndodhur në datën tetë dhjetor.

“Deri në këtë fazë të hetimit paraprak nga provat e grumbulluara është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat lidhen jo vetëm me  vetëm me veprën e korrupsionit, por edhe të korrupsionit aktiv”, shton SPAK, duke mos lënë pa numëruar edhe dy veprat e tjera të pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë ose fshehjes.

Këto vepra, thekson SPAK, janë pasqyruar në regjistrin e njoftimeve të veprave penale, thotë Prokuroria e Posaçme duke lënë të kuptohet se ende nuk ka shënuar emra konkretë të dyshuarish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA