E rëndë në Kamëz! 54-vjeçari kërcënon të djegë me benzinë gruan dhe fëmijë, i vë flakën shtëpisë
27/12/2024 14:47
Një 54-vjeçar ka tentuar të djegë me benzinë gruan dhe fëmijët e tij në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Tuk Jakova”, kur shtetasi me iniciale B.D., pasi ka kanosur familjen e tij, i ka vënë flakën shtëpisë.
Pas ngjarjes së rëndë, 54-vjeçari është vënë në pranga nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për ngjarjen.
Top Channel