“Arrëthyesi”, baleti simbol i festave ka pushtuar me magjinë e tij publikun që ka ndjekur shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Me muzikën e papërsëritshme të Çajkovskit, mesazhi i dashurisë dhe shpresës vjen përmes një skenografie e kostumografie tërësisht të re, madje dhe personazhe surprizë.
Edi Blloshmi, drejtori artistik i TKOB – Muzika e Çajkovskit ka një melodi që mua më frymëzon gjithmonë dhe me anë të muzikës u lidha dhe doja të bëja diçka më dinamike. E ktheva Klarën në një fëmijë të vërtetë, jo një balerinë që bën fëmijën gjatë pjesës. Futa disa karaktere të reja, shërbëtorja që nuk ekzistonte më parë, gjyshi e gjyshja
Një luftë me një ushtri biskotash, një arrëthyes që shndërrohet në princ, një shfaqje me dy akte që mbyllet me valsin e famshëm të luleve. Publiku artdashës ëndërron bashke me personazhin kryesor Klarën përgjatë rrugëtimit të saj në Mbretërinë e Ëmbëlsirave.
Gjashtë netët magjike të Arrëthyesit, biletat e të cilit janë tashmë sold out, do të përmbyllen në 30 dhjetor.
Top Channel