Subjekti eksportues i mbetjeve drejt Tajlandës ishte ‘Sokolaj Shpk’, një kompani që ka veprimtari import-eksportin e mallrave të ndryshëm, përfshirë grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve të rrezikshme.
Kompania në fjalë zotërohet 100% nga Gjovana Sokolaj. Ish-zotërues kanë qenë Doni Sokolaj me 49% të kompanisë dhe shtetasi i huaj, turku Serdar Can Hakliol, që zotëronte 50% të aksioneve. Ky personazh, mendohet se ka lidhje të afërta me bosin e “Kurum International”. Kjo shpjegon deklaratën shfajësuese të Kurum që dukej se diçka fshihte pas publikimit të skandalit. Pra, kompania nuk ishte thjesht prodhuese e mbetjeve, por dyshohej për lidhje me eksportuesit.
Në dosjen hetimore thuhet se kompania Sokolaj shpk është kompania transportuese, ndërsa “Kurum International” është burimi i kësaj ngarkese. Kontejnerët janë kthyer në Shqipëri me datë 8 nëntor 2024 dhe ato ruhen rreptësishtë në zonën e Porto Romanos.
“E rëndësishme për ne është që nuk e lejuam që të vazhdonte të ndodhte. Mund të ketë ndodhur shumë herë të tjera përpara kësaj që kapëm. Ne duhet të kemi një plan për këto mbetje dhe autoritetet e portit dhe lokale duhet të jenë më të informuara për ngarkesat që dalin nga porti, nga vendi, veçanërisht në Durrës. Kam shumë frikë se kjo ishte vetëm maja e ajsbergut dhe ne do të gjejmë gjëra, me shumë mundësi më të këqija, që kanë ndodhur”, u shpreh Jim Puckett, drejtor ekzekutiv BAN
Pas zhurmës që solli incidenti i fundit, ne i jemi drejtuar me një kërkesë për informacion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e cila saktëson raportin tregtar Kurum-Sokolaj.
Subjekti Kurum International sh.a, ka kryer transferim të mbetjeve të gjeneruara nga aktiviteti, Oksid Zinku dhe Okid Hekuri, drejt subjektit Sokolaj SH.P.K më të cilin ka një kontratë Shitje-, e lidhur në datë 01.08.2023 me një afat 1 vjeçar, ndërkohë që transferimi i mbetjeve sipas dokumentacionit “Kartela e artikullit” fakton transfertën e parë në datë 20.12.2020 dhe përfundon me transfertën e fundit në datë 16.11.2023.
Top Channel