Berisha i bashkohet protestës së opozitës: Nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona! Mosbindje civile në çdo formë të mundshme

23/12/2024 17:29

Kreu i PD, Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës dhe aktualisht ndodhet në Rrugën e Elbasanit.

Ai tha se opozita nuk do të ndalojë pa realizuar objektivat dhe se do të ketë mosbindje civile në çdo formë të mundshme.

Berisha: Ky dimër do jetë i vështirë si argatin e Tiranës dhe padronin e Beogradit, edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelët diktatorin, edhe që të ardhme nuk kanë, i përshëndes nga zemra, përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe ne nuk do të ndalojmë pa realizu objektivat tona, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve.

Mosbindje në çdo formë të mundshme, Edi Rama është i humbur, ju e patë atë si i kishte rënë audienca e tij në Tiktok, ato që si kontrollon dot, Edi Rama e ka kuptuar.  Me Ramën s’ka zgjedhje, nuk bojkotohen zgjedhjet, beteja është e pandalshme deri në përmbysjen e tij, do bëjmë gjithçka që kjo diktaturë të shporret. Diktaturat përmbysen ose me armë ose me mosbindje.

Protestuesit kanë bllokuar 5 akset kryesore në vend, Zogun e Zi, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson dhe rrugën para Bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA