Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

23/12/2024 14:56

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për çështjen ndaj Fran Frrokaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ndaj Bledar Carës.

Gjykata njoftoi se pas shqyrtimit të ankimimit të të pandehurve, u vendos:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit F.F. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

2-Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Carës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit B.C. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin B.C. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.

3-Deklarimin fajtore të të pandehurës J.M. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës J.M. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën J.M. dhe vënia në provë për një afat prej 5 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Urdhërohet e pandehura J.M. që të mbajë kontakte me shërbimin e provës Zyra Vendore Lezhë.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurën J.M. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.

Mospranimin e ankimit të ankuesit shoqëria *** sh.p.k ndaj vendimit nr. 13 datë 01.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA