Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër homologut të tij, Albin Kurti, edhe pse ishin shumë pak metra larg nga njëri-tjetri.
Ai e ka marrë letrën përmes njërit prej punonjësve të Kuvendit dhe e ka hapur shumë më pas.
Pasi letra është marrë nga Kurti, Rama është larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.
Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës mbajtën sot një seancë të përbashkët në Prishtinë.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 130 deputetë, ku 70 ligjvënës ishin nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pjesë e seancës ishin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve. Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.
Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.
Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.
Top Channel