Një vajzë shtatë vjeçare është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në kryeqytetin kroat Zagreb.
Një 19-vjeçar, që besohet të jetë një ish-nxënës, hyri në një klasë në shkollën fillore “Preçko” herët në mëngjesin e së premtes dhe sulmoi mësuesin dhe disa fëmijë me thikë, raportoi N1 për CNN.
Helikopterët kanë transportuar të plagosurit në spitalet anembanë qytetit. Mësuesi ka pësuar lëndime dhe ndodhet në gjendje kritike, tha Spitali Sveti Duh.
“Autori është arrestuar policor. Personat e lënduar po marrin tretman mjekësor”, tha policia e Zagrebit.
Dëshmitarët raportuan skena kaotike teksa ambulancat nxituan drejt shkollës dhe njerëzit u larguan nga ndërtesa. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan dhjetëra njerëz duke ikur nga një ndërtesë nëpër fushat sportive të shkollës.
Zyrtarë të ndryshëm, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit Tomislav Tomasevic dhe ministrin e brendshëm Davor Bozinoviç, janë në vendngjarje, tha N1.
Kryeministri Andrej Plenkoviç tha se vendi është i tmerruar nga tragjedia dhe se ministrja e Shëndetësisë Irena Hristiq do të vizitojë spitalet ku po trajtohen të plagosurit.
Top Channel